SHPËRNDAJE

FC Prishtina është duke u përgatitur për sezonin e ri të garave, kësisoj ekipi prishtinas ka bërë goditjen e radhës,duke transferuar futbollistin e Lirisë, Liridon Fetaj.

Ai sot iu është bashkuar ekipit bardhekaltër i cili përgatitjet është duke i zhvilluar në Gjakovë.

Fetahaj, 25 vjeç, mesfushori me tipare ofensive të krahut që luan pa asnjë problem edhe si sulmues krahu, luan me këmbë të majtë dhe me Lirinë ka shfaqur përformanca të shkëlqyera duke shënuar 14 gola dhe asistuar në 10 sosh.

Është produkt i shkollës së futbollit Liria. Ka debutuar me Lirinë në Superligë e pastaj për dy vite në Ligën e parë dhe tani dy vite sërish në Superligë duke shënuar për pesë vite rreth 70 gola.

Fetahaj ka nënshkruar kontratë valide me Prishtinën për tre vitet e ardhshme. Prishtina ditëve në vazhdim do të paraqes edhe përforcimet tjera.