SHPËRNDAJE

Benedikt Howedes është shprehur tejet i lumtur për kalimin te Juventusi.

Juventusi ka kompletuar transferimin e mbrojtësit gjerman, Benedikt Howedes, nga Schalke në formë huazimi, me të drejtë blerje në verën e vitit 2018.

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë u shpreh tejet i lumtur për kalimin në Torino, duke thënë se Juventusi është një ndër klubet më të mira në botë.

“Juve është klub i madh dhe Torino është qytet shumë i mirë”, tha fillimisht Howedes për Juventus TV.

“Kam folur shumë me Sami Khediran para se të vija këtu dhe ai më tha se; ‘duhet të vish, është e mrekullueshme’. Kjo është një ditë e madhe për mua”, shtoi ai.

“Unë mendoj se Juventusi është një ndër klubet më të mira në botë, një ndër pesë më të mirat”, shtoi më tej mbrojtësi gjerman.