SHPËRNDAJE

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në stadiumin Filipi II në Shkup, para ndeshjes së Superkupës së Evropës ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Unitedit.

Në fakt, ekipi i Zërit e ka kapur momentin kur flamuri kombëtar shqiptar u shfaq në ekranin gjigant të stadiumit, teksa spikeri ishte duke i intervistuar tifozët në tribuna.

Dhe, menjëherë janë dëgjuar vërshëllimat nga ana e tifozëve maqedonas, të cilët nuk e kanë pritur aspak mirë këtë skenë.