SHPËRNDAJE

Presidenti Josip Bartomeu foli për rinovimin e Mesit, por edhe objektivin për të blerë Verratin, të cilin e ka bllokuar PSG.

“Messi ndryshoi imazhin e klubit. Negociatat për rinovimin nisën disa muaj më parë. Ai na tha ‘Dua të qëndroj, flisni me babanë tim. Messi është lojtari më i mirë në botë dhe do të bëhet më i miri në histori. Nuk kam dyshuar asnjëherë te vullneti i tij për të qëndruar. Për sa i takon Verratit e kemi të qartë që dëshiron të luajë me ne, por PSG nuk dëshiron ta shesë” përfundoi ai.