16 C
Pristina
E hënë, 16 Shtator, 2019
Ballina SPORT Formacioni me transferimet më të shtrenjta këtë afat kalimtar – Nga Hazard,...

Formacioni me transferimet më të shtrenjta këtë afat kalimtar – Nga Hazard, te De Jong e Hernandez

SHPËRNDAJE

Afati kalimtar i kësaj vere po del të jetë shumë i nxehtë dhe deri tani janë kryer shumë transferime.

Edhe pse në shumicën e kampionateve ende nuk ka kaluar gjysma e rrugës deri në mbylljen e afatit kalimtar, disa skuadra kanë kryer goditje të mëdha.

Ndër to janë Real Madridi, Barcelona, Atletico Madridi, Bayern Munichu, Manchester City dhe Manchester United.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, transferimi më i shtrenjtë deri më tani është ai i Eden Hazard, i cili thuhet t’i ketë kushtuar Real Madridit plot 150 milionë funte dhe jo 100 milionë sa është raportuar.

Pas tij renditen lojtar si Joao Felix që ka kushtuar 126 milionë euro, Lucas Herandez me 80 milionë euro dhe Frenkie De Jong me 75 milionë.

Daily Mail gjithashtu ka përpiluar edhe një formacion me blerjet më të shtrenjta deri më tani, ku dominohet nga blerjet e Real Madridit.

Në atë formacion përveç emrave të lartpërmendur bënë pjesë edhe Jasper Cillessen, Aaron Wan-Bissaka, Eder Militao, Ferland Mendy, Rodri, Tanguy Ndombele dhe Luka Jovic.