SHPËRNDAJE

Mesfushori i Leipzigut, Emil Forsberg thotë se është i lumtur nga interesimi i Milanit, për shërbimet e tij.

Suedezi luajti një rol kyç në sezonin e parë të Leipzigut në ligën gjermane, duke qenë pjesë e një sezoni të shkëlqyer, të cilin e përfunduan në pozitën e dytë, duke siguruar kështu, plasmanin në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Më herët gjatë këtij muaji menagjeri i suedezit, Hasan Cetinkaya kishte konfirmuar se janë disa klube si, Bayern Munich, Arsenal, Liverpool dhe Milan janë të interesuara për klientin e tij,

“Milani është një klub fantastik. Kanë një projekt interesant, duke bërë investime dhe duke u kthyer në maje.”, deklaroi Frosberg, i cili momentalisht është i grumbulluar me përfaqësuesen e Suedisë.