SHPËRNDAJE

Kombëtarja e Kosovës në futboll dhe stafi përcjellës aktualisht janë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Ata po nisen drejt Anglisë ku nesër prej orës 20:45 do të ndeshen me “Tre Luanët” në St.Mary të Southamptonit.

Vendi i parë kundër vendit të dytë në grup.

Shteti ku lindi futbolli kundër shtetit më të ri e me perspektivën më të madhe në Evropë. Anglia kundër Kosovës.

Gjasat e Kosovës për kualifikim janë të mëdha, dhe kjo duket se po reflektohet edhe në fytyrat e buzëqeshura të yjeve të Kosovës, që do të ndeshen me disa prej lojtarëve më të mirë në botë.

Veçanërisht i qeshur duket mbrojtësi më i mirë dardan, Amir Rrahmani, që nesër do të ketë punë me lojtarë si Harry Kane e Raheem Sterling.

Edhe Muriqi ka çehre pozitive në aeroport, ndërsa mbrojtja angleze pritet që për herë të parë të përballet me një sulmues që mund t’i fus në telashe.

Në tri ndeshje, Anglia ka shënuar 14 gola ndërsa ka pësuar vetëm një.

Por, ata ende nuk janë përballur me forcën e madhe të ekipit tonë kombëtar.