SHPËRNDAJE

Pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se për ditën e startit të Kategorisë Superiore, edicioni 2017-2018, FSHF ka vendosur që të vijojë më tej me përcaktimin e kalendarit të ri.

Diten e martë, më datë 11.07.2017, në ora 11:00, në ambjentet e FSHF-së do të hidhet shorti i kampionatit të Kategorisë Superiore për edicionin 2017-2018. Pas hedhjes së shortit do të përcaktohen edhe të gjitha javët e kampionatit të ri kombëtar.

Në hedhjen e shortit do të marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e klubeve prezentë në Superiore për edicionin 2017-2018. Në këtë sezon të ri të kampionatit do të rivalizojnë mes tyre këto skuadra: KUKËSI, SKËNDERBEU, PARTIZANI, LUFTËTARI, VLLAZNIA, FLAMURTARI TEUTA, LAÇI, LUSHNJA dhe KAMZA.