SHPËRNDAJE

Edhe Galatasaray ka hyrë në garë për të nënshkruar me mbrojtësin madrilen Pepe.

Portugezi 34 vjeçar, këtë fund sezon përfundon kontratën me Real Madridin, dhe mbretërit deri më tani nuk kanë shprehur gatishmërinë për ta mbajtur në klub.

Këtë më së miri e tregoi lënia jashtë nga trajneri Zidane për finalen me Juventusin.

E ardhmja e Pepes mund të jetë në kampionatin turk. Është skuadra e Galatasaray që kërkon të nënshkruajë me të, si lojtar i lirë.

Për Pepen ka pasur zëra se interesim po shpreh edhe Interi.