SHPËRNDAJE

Genoa po shikon mundësinë e transferimit të sulmuesit nga Kosova, Veton Berisha, i cili po shkëlqen me Vikingun në Norvegji.

Berisha ka shënuar plot 22 gola në 27 ndeshje të ligës në sezonin që ka përfunduar tashmë në Superligën e Norvegjisë. Ai u shpërblye me një vend në ekipin kombëtar të Norvegjisë nga përzgjedhësi Stale Solbakken për arritjet e tij.

Sulmuesi nga Kosova, i cili është edhe vëllai i reprezentuesit Valon Berisha ka kontratë me Vikingun deri në vitin 2024, por shpejt mund të ndryshoj ambient.

Kubi i Serie A thuhet se ka shikuar se sa mund të kushtojë blerja e golashënuesit më të mirë të Viking dhe cilat janë kushtet e tij për pagë. Genoa, klub që udhëhiqet nga legjenda Andriy Shevchenko ka pasur vështirësi në Serie A këtë sezon dhe është në pozitën e 18-të pas 19 ndeshjeve të luajtura, duke rrezikuar rënien nga kategoria.