SHPËRNDAJE

Futbollisti, Pierre-Emerick Aubameyang është në prag të përfundimit të një marrëveshje  rekorde, prej 71 millionë funte  për gjigantin kinez të Super Ligës, Tianjin Quanjian.

Ylli i Borussia Dortmund, është njëri nga më të kërkuar nga skuadrat në Evropë, ku Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë dy më të  interesuarat.

Gazeta gjermane, Bild, pohon se Aubameyang po shkon në Lindjen e Largët pas që ka rënë dakord të marrë  pagë me vlerë 500,000 funte në javë.

Kështu që me sa duket ekipi,  Tianjin, do ta bëjë Aubameyang një nga lojtarët më të paguar në botën e futbollit./GazetaDirekt.