SHPËRNDAJE
ELBASAN, ALBANIA - OCTOBER 08: Berat Xhimshiti of Albania in action during the Euro 2016 qualifying football match between Albania and Serbia at the Elbasan Arena in Elbasan on October 08, 2015. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj kanë qenë dy futbollistët e radhës të cilët kanë folur në një  konferencë për shtyp të planifikuar nga trajneri De Biasi.

Kjo lidhje me media u mbajt në qendrën e ekipeve kombëtare të Turqisë ku është akomoduar përfaqësuesja kuqezi, përpara nisjes për në ndeshjen zyrtare Izrael-Shqipëri më 11 qershor.

“Të gjithë lojtarët në Kombëtare kanë cilësi dhe duhet t’i luajmë këto ndeshje me vetëbesim. Kështu do të bëjmë edhe ndaj Izraelit. Në çdo ndeshje kur hyj nuk mendoj shumë për atë që ka ndodhur, por jam i përqendruar në ndeshje.

Me tre mbrojtës, është një skemë që më përshtatet, pasi kam luajtur te Zurich dhe më pas te Avellino. Nuk mendoj se është problem i taktikës, por çështje individuale, sepse na ka munguar përqendrimi.

Me Atalantën kam edhe një vit kontratë. Nuk e di çfarë do të ndodhë, duhet të presim” , ka përfunduar ,mbrojtësi,Berat Gjimshiti.

Ashtu si bashkëlojtari i tij, edhe Ledian Memushaj ka thënë se  në këtë ballafaqim do të hyjnë vetëm për fitore./GazetaDirekt.