SHPËRNDAJE

Futbollisti Atdhe Grajqevci, nuk do të jetë më pjesë më e Prishtinës. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë futbollisti i cili ka treguar  arsyet se pse nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me ekipin bardhekaltër.

“Prishtina më ka ofruar rinovim  të kontratës edhe për  dy vitet tjera, por pasi që  në këtë  sezon nuk jam vlerësuar  ashtu siç duhet,  më kanë shty që mos  vazhdojë  më.

Tani jam lojtar i lirë,  oferta kam nga shumë klube të  Superligës,  Ligës së parë të Kosovës, por interesim kanë shprehur edhe disa skuadra  nga  Shqipëria . Në ditët në vijim do të bëhet e qartë e ardhmja ime”, ka thënë Grajqevci, për GazetënDirekt.