SHPËRNDAJE

Pep Guardiola e ka konfirmuar se Kelechi Ihenacho do të largohet nga Manchester City

Trajneri i Manchster Cityt, Pep Guardiola ka thënë se sulmuesi Kelechi Ihenacho do të largohet nga Etihad Stadium.

Ai tha se lojtari tashmë ka arritur marrëveshje me Leicester Cityn.

“Kelechi do të largohet nga skuadra dhe mendoj se kalimi në Leicester është kryer. Lojtarë të tjerë të rinj kanë ardhur dhe ne duam të kemi lojtarët më të mirë, që të garojmë me skuadrat më të mira në Premierligë”, tha Guardiola pas fitores 3:0 nga Tottenham. /Express/