SHPËRNDAJE

Pep Guardiola analizon sezonin e parë te Manchester City, por nuk harron të thumbojë edhe rivalin e tij, Jose Mourinho.

Në një intervistë të gjatë, trajneri katalanas thekson se shpreson që gjatë sezonit të dytë të kalojë të njëjtat momente si në vitin e parë, duke theksuar se debutimi me Manchester City nuk ishte një dështim. Ai përqëndrohet më pas te karriera si trajner.

“Ka njerëz që thonë se nuk shkoi mirë ky sezon por unë mendoj të kundërtën. Jam trajner që prej 7 vjetësh dhe kam fituar 6 tituj. Cfarë kam humbur? Në këtë pikë mund të diskutojmë gjatë. Jam kualifikuar përherë në gjysmëfinale të Champions League. Këtë vit nuk arrita por mos harroni që as Barcelona nuk u kualifikua. Manchester City është një skuadër e madhe sepse prej 5 sezonesh po kualifikohet në Champions dhe është e vetmja skuadër mes anglezeve që e ka bërë një gjë të tillë. Gjithsesi, për të arritur nivelin e Barcelonës, Realit ao Bayernit është një çështje e komplikuar. Duhet më shumë se një dhjetëvjëçar”.

Është pikërisht fraza e sukseseve që ka arritur me Barcelonën, shigjeta në drejtim të Mourinhos. Në fakt, Guardiola ka arritur të dominojë në Spanjë gjatë periudhës kur ka drejtuar katalanasit dhe ky është një fakt, madje ai e ka bërë këtë edhe kur në stolin e Realit të Madridit ka qenë Jose Mourinho. Tashmë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të konfirmojë superioritetin e tij edhe në Angli ku me “armikun” e tij sportiv nuk e ndajnë më mijëra kilometra por vetëm mijëra metra pasi të dy jetojnë në të njëjtin qytet.