SHPËRNDAJE

Hamdi Salihi, sulmuesi shkodran që e mbylli aventurën e tij me Skënderbeun këtë verë, ka marrë edhe vendimin për të ardhmen e tij, teksa kërkon të luajë edhe dy sezone në nivele të larta. Ai ka qenë në mëdyshje për diçka të tillë, por pas bisedës me familjen ka marrë këtë vendim.

“Në këto ditë pushimesh kam qenë në mëdyshje. Ta lija futbollin e madh, të jetoja në Vjenë dhe të luaja me një skuadër më të vogël dhe të bëhesha edhe trajner, apo të luaj dhe dy vite në nivele të larta. Vendosa, pas konsultave me familjen, për këtë të dytën”.

Në intervistën e dhënë në “Sport Ekspres” Salihi ka zbuluar se do të rikthehet në Izrael, teksa aktualisht ka dy oferta dhe do nënshkruajë shumë shpejt.
“Besoj se vijoj të luaj në Izrael. Kam aty dy opsione shumë të mirë për të luajtur këtë sezon dhe ndoshta brenda pak ditësh do ta mbyll aty”.