SHPËRNDAJE

Ander Herrera, ka deklaruar se skuadra e Manchester United dhe Paul Pogba, kanë çdo gjë që i nevojitet një skuadre dhe një futbollisti.

Në anën tjetër, Jose Mourinho, dyshen Herrera –Pogba i konsideron si dy shtyllat kryesore në skuadër.

Herrera për Sport 360’,ka folur  për partneritetin e tij me Pogba: “Është e lehtë të luash me të, ai është një lojtar i lartë. Atij i pëlqen të sulmojë më shumë se unë, kështu që kur të luajmë së bashku, duhet ta ndihmojmë  mbrojtjen më shumë”,ka përfunduar,Herrera.

Herrera bëri  50 paraqitje në të gjitha garat në edicionin 2016/17, ndërsa Pogba zhvilloi 51 ndeshje.