SHPËRNDAJE

Ish mesfushori i Juventusit, Angelo Di Livio ka thënë se Gonzal Higuain ka qenë dështimi më i madh në finale të Ligës së Kampionëve
Di Livio tha se ka pritur shumë nga Higuain, por ai nuk bëri asgjë, duke mos rrezikuar pothuajse fare.

Ai po ashtu tha se Juventus ndryshoi shumë në pjesën e dytë, pasi i shpenzuan të gjitha energjitë në pjesën e parë dhe kjo ndikoi shumë.

“Kush më zhgënjeu më së shumti? Higuain. Kam pritur shumë nga Pipita, të paktën në aspektin teknik dhe në dëshirën për të shënuar”, tha Di Libio për Il Mattino.

“Ai më dha përshtypje tjetër nga skuadra. Askush në Juventus nuk tentoi të bënte dallimin, por Higuain u vërejt më së shumti, në aspektin negativ”.

“Kishte dallim të madh në mes të pjesës së parë dhe të dytë. Juventus e konsumoi energjinë në 45 minutat e parë. ata në pjesën e dytë y zhdukën”.

Juventus në finale të Ligës së Kampionëve u mposht 4:1 nga Real Madrid, duke humbur kështu finalen e pestë më radhë.