SHPËRNDAJE

 

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll,  pas humbjes që e pësoi në ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut, por kërkon të rikthehet fitoreve, e këtë gjë po synon ta arrijë në ballafaqim me Izraelin.

Futbollistët ë skuadrës kuqezi veç se janë përgatitur për këtë duel, derisa bëjnë të ditur se nuk ka përçarje në skuadër.

“Jemi një grup fantastik. Nuk është fare e vërtetë së është prishur grupi. Nuk mund të them që është cikël i mbyllur, përkundrazi ka nisur tani cikli. Edhe në klubet tona ka ndodhur që kemi humbur 5 apo 6 ndeshje.

Është moment i keq por do e kalojmë. Unë them se trajneri po e bën punën e ti, tani na takon neve te bëjmë tonën. A do ikë trajneri? Nëse do ikte do na e thoshte, nuk e besoj.

Mediat italiane edhe mua me çuan të Barcelona, por ja ku jam. Në lidhje me shiritin e kapitenit nuk është problem kush e merr, fare. Një gjë duhet të kini parasysh, gëzojmë një harmoni fantastike”, ka thënë mbrojtësi , Elseid Hysaj, në një konferencë për shtyp.

Shqipëria është përpara sfidës zyrtare që do të luhet ndaj Izraelit në 11 qershor, e vlefshme për Eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.