SHPËRNDAJE

Trajneri i Kolumbisë, Jose Peckerman ka thënë se James Rodriguez duhet të largohet nga Real Madridi.

Shumë skuadra janë vënë pas tij si Manchester United dhe Chelsea që i prijnë garës.

Peckerman i ka thënë Jamesit që të largohet pas 18 muajve jo edhe aq të mirë nën drejtimin e Zinedine Zidanes.

“Është e papranueshme që një lojtar i niveleve të tilla si James Rodriguez të mos luajë”.

“Paraqitjet e tij, kualitetet e tij dhe figura e tij janë të mira. Është problem pasi ai ka marrëveshje të gjatë me klubin, por është në një situatë që duhet ta ndryshojë”.

“Unë nuk mund t’i tregojë atij se si të sillet, por ai e din se çfarë do të bëja unë”, ka thënë Peckerman.