SHPËRNDAJE

Manchester City mund ta shesë talentin nigerian.

Kelechi Iheanacho pritet të largohet nga City por jo edhe nga Premier Liga, pasi që talenti 20-vjeçar është duke u kërkuar nga Leicester City.

Ish-kampioni i Anglisë, i ka ofruar Cityt 25 milionë funte dhe kjo ofertë nuk është se nuk i ka pëlqyer trajnerit Pep Guardiola, i cili është duke shqyrtuar mundësinë e shitjes së tij.

Edhe West Hami më herët është interesuar për reprezentuesin e Nigerisë, por skuadra e Slaven Biliç ka një ofertë më të vogël sesa ajo e Leicesterit.