SHPËRNDAJE

Mesfushori spanjoll, Andres Iniesta, ka thënë se gjithmonë ka dashur që ta mbyllë karrierën te Barcelona.

Ai tha se dëshiron që edhe disa vite të luajë në nivelin e lartë dhe është shumë herët që të mendojë për të ardhmen e tij.

“Gjithnjë kam thënë se dua ta mbyll karrierën time në Barcelonë. Jam në këtë skuadër që prej moshës 12 vjeçare”, tha fillimisht Iniesta.

“Kam edhe disa vite dhe është herët të vendos për të ardhmen, por Barcelona është skuadra ku dua të jem edhe për një kohë të gjatë”, tha mesfushori.