SHPËRNDAJE

Në pritje për të mbyllur bilancin e sezonit që u mbyll brenda parametrave që kërkon UEFA, Interi merr një lajm të mirë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës.

Pas 2 vjet pritjeje, kjo gjykatë i dha të drejtë Interit për Ricky Alvarez i cili u huazua me të drejtë blerjeje te Sunderland nëse ekipi mbijetonte në sezonin 2015-2016.

Kështu zikaltërit arkëtojnë 10.5 mln euro për kartonin e argjentinasit teksa nga ana tjetër, Gabigol nuk nxitohet për të ardhmen. Braziliani që kërkohet nga Las Palmas tha se është i lumtur te Interi dhe se ka ende kohë për të vendosur.