SHPËRNDAJE

Interi është duke shikuar mundësinë për ta transferuar Gael Clichyn.

Gael Clichy është në kërkim të një skuadre të re, pasi në fund të këtij muaji do t’i skadojë kontrata me Manchester Cityn. Për lojtarin janë duke u interesuar disa skuadra, në mesin e tyre edhe Interi, që ka mundësinë ta transferojë 31-vjeçarin me parametra zero. Problemi i vetëm qëndron paga e lojtarit, i cili te City ka marrë një shumë marramendëse, për të cilën nuk është bërë e ditur. Clichy ka qenë në Angli që nga viti 2003 fillimisht te Arsenali e më pas te Manchester City.