SHPËRNDAJE

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi, ditën e shtunë do ta zhvillojë sfidën më të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi që Mynih të Gjermanisë do të boksojë kundër boksierit, David Zegarra.

Boksieri Isufi, ka kohë që  ka nisur të përgatitet intensivisht për këtë sfidë, pasi që ky duel parashihet të jetë tejet interesant, për faktin se  që të dy boksierët do të synojnë ta fitojnë titullin, WBO Intercontinental.

Kujtojmë se Isufi, ka të fituar titullin WBA PABA .IBF, kurse tani është në luftë për të marrë edhe një titull atë të WBO Intercontinental.

Ky meç i rëndësishëm do të transmetohet drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës dhe fillon nga ora 21:30./GazetaDirekt.