SHPËRNDAJE

Valmir Bytyqin, më nuk do ta shohim si ‘gardian’ në portë, pasi që ish- portieri i Besës, tani do ta ushtrojë një profesion tjetër.

Bytyqi, dje ka marrë konfirmimin që përfundimisht e ka dhënë testin me shkrim për trajner në Maqedoni për UEFA B, e kësisoj  ai do ta nisë rrugëtimin si trajner.

“Dje më është konfirmuar se kam dhënë testin edhe me shkrim për trajner të UEFA B. Tani po mendoj të nisë një etapë të re në jetë time.  Ashtu siç ka lënë gjurmë të mirë si sportist, njëjtë dëshiroj që njohuritë e mija t’i zbatojë edhe në detyrën  e trajnerit, ka thënë  Bytyqi për GazetënDirekt.

Kujtojmë se gardiani pejan ishte i pazëvendësueshëm në portën e Besës , duke u bërë kështu model i shumë gjeneratave të reja./GazetaDirekt.