SHPËRNDAJE

400 milionë euro, ky është çmimi për gjitha klubet që duan Cristiano Ronaldon.

Çdo klub që e dëshiron në skuadër Cristiano Ronaldon, duhet të derdhë 400 milionë euro në arkat e Real Madridit, kështu raporton Gazzetta dello Sport, transmeton Gazeta Express.

Portugezi është bërë temë në gjitha mediat botërore, pas raportove nga Portugalia se katër herë fituesi i “Topit të Artë” dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Manchester United është një mundësi e mundshme për 32 vjeçarin, teksa edhe Paris Saint-Germain është duke kërkuar portugezin.

“Djajtë e Kuq” vështirë që mund ta afrojnë portugezin, për faktin se trajner është Jose Mourinho – i cili e kishte fyer në vitin 2013, kur ishte larguar nga “Bernabeu”.

“Unë kam punuar vetëm me një Ronaldo dhe ai është fenomeni, braziliani”, kishte thënë Mou, duke nëncmuar portugezin, i cili që nga ajo kohë nuk do të dëgjojë për ish trajnerin e tij.

Sido që të jetë, në Madrid janë të bindur se situata do të qetësohet, pas akuzave për evazion fiskal dhe se Ronaldo do të vazhdojë të luajë për Mbretërit.