SHPËRNDAJE

 

Skuadra e futbollit nga Klina, Dukagjini, edhe njëherë nuk ia doli të bëhet pjesë e Superligës, kjo pasi që  në ndeshjen e barazhit të zhvilluar dje, u mposht nga Drita me rezultat 2:1.

Pas kësaj humbje, ekipi dukagjinas përmes një postimi në facebook, kanë treguar se kush sipas tyre ishte fajtori për këtë dështim.

“Edhe një humbje edhe një ënderr e cilla kthehet në dëshperim. Gjithçka ishte drejt realizimit të asaj ëndrrës, pritjes 14 vjeçare por fundi erdhi ashtu si vitin e kaluar.

Djem ju në fushë dhatë gjithçka nga vetja, ju “HITHA”ju qytetar të Klinës asnjëiherë nuk jeni ndal. Faleminderit për dashnin e treguar ndaj klubit tonë. Ne ju kerkojm falje që përseri ju kemi dëshpruar, por ju premtojm na s’kemi mu ndal asnjëiherë.

E sa për referim s’po flasim. Tek e fundit nuk ja vlen kështu është futbolli. Gabimet të cillat sot vendosën ndeshjen nuk na largojnë nga rruga jonë.

Gjithashtu kërkojm falje publikisht për ngjarjet në fund të ndeshjes as ne s’jemi për ksi raste, këtë e dëshmon humbje vitin e kaluar ndaj Drenicës, kur gjithçka shkojë siç është më së miri. Gjithçka filloi kur tifozët e Dritës u afruan drejt tribunës qendrore ku ishim të vendosur, provokimet dhe sjellet e tyre nuk i takojnë futbollit”, përfundon reagimi i KF Dukagjini.
Nga dy ndeshjet e barzhit të zhvilluara, ekipi i Vllaznisë së Pozhoranit dhe ekipi nga Gjilani, Drita do të jenë pjesë e Superligës së Kosovës në futboll në sezonin e ri.