SHPËRNDAJE

UEFA ka zyrtarizuar vendet, të cilat kanë aplikuar për të marrë të drejtën e organizimit të finales së Superkupës së Europës, viti 2019.

Shqipëria ka bërë aplikimin e saj në fillim të vitit 2017, por vetëm sot UEFA ka zyrtarizuar vendet që kanë hyrë në garë për të fituar këtë të drejtë.

Në muajin shtator, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të vendosë se kujt do t’ia japë finalen e Superkupës së Europës për vitin 2019. Ja edhe kandidatët që duan këtë finale:

Shqipëria (Tirana, “Qemal Stafa”), Franca (Toulouse, “Stadium de Toulouse”), Hungaria (Budapest, “Florian Albert Stadion”), Izraeli (Haifa, “Sammy Ofer Stadium”), Kazakhistan (Astana, “Astana Arena”), Irlanda e Veriut (Belfast, “Windsor Park”), Polonia (Gdansk, “Arena Gdansk” dhe Warsaë Stadion Narodoëy”.

Sa i përket finales së Championsit në garë janë Madridi (Estadio Metropolitano) dhe Baku ne Azerbajxhan me “Olympic Stadium”.