SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe Zurichut, Armando Sadiku është emri kryesor në merkaton e Maccabi Haifas.

Sipas mediave izraelite, kjo është java vendimtare në të cilën Maccabi Haifa do të vendos për të plotësuar apo jo kushtet ekonomike që kërkon skuadra zvicerane.

Kërkesat ekonomike për pagesën e Sadikut janë të pranueshme, por problem mbetet shuma që kërkon Zurich.

Në rast se dështon ky transferim, atëherë në pritje të lojtarit është skuadra tjetër izraelite Hapoel Ber Sheva.