SHPËRNDAJE

Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka thënë se finalja e Ligës së Kampionëve mes Juventusit e Real Madridit, është 50/50, megjithëse do t’i pëlqente të fitojë skuadra italiane.

“Janë dy skuadra të forta. Dy skuadra krejtësisht të ndryshme në mënyrën e lojës por edhe në aspektin ekonomik”, tha De Biasi.

“Juve e fortë është në mbrojtje, derisa Reali është i fortë në faza tjera, udhëheq mirë lojën dhe ka shumë cilësi në sulm. Si italian shpresoj të fitojë Juventusi, por një finale gjithmonë është 50/50”, ka shtuar De Biasi.