SHPËRNDAJE

KF Skënderbeu, dje ka prezantuar edhe përforcimin më të ri. Donjet Shkodra ka firmosur sot kontratën 2-vjeçare me drejtuesit e klubit duke u bërë zyrtarisht afrimi i parë i klubit në merkaton verore.

Në një prononcim për ëebin zyrtar të klubit, Donjeti është shprehur shpreh i lumtur që ai është bashkuar ekipi bardhekuq.

“Jam i lumtur që jam tek ekipi qe më i mirë i viteve të fundit në Shqipëri. Jam gati të jap 100% për këtë ekip. Personalisht shpresoj të ndihmoj sa më shumë ekipin të arrijë objektivat dhe ti gëzoj tifozët.

Ju premtoj Ujqërve që do të jap maksimumin tim për fanellën bardhekuqe në mënyrë që të arrijmë objektivat e viteve të fundit të Skënderbeut”, është  shprehur, Shkodra.