SHPËRNDAJE

Kampioni i botës në peshat e rënda Anthony Joshua ka deklaruar se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen, se ndaj kujt do t’i mbrojë titujt kampionë bote në kategorinë IBF dhe WBA. Boskieri britanik ka konfirmuar se është i dyjëzuar mes një revanshi mes Wladimir Klitschko dhe një dueli me patriotin e tij Tyson Fury.

Ndërkohë që po planifikon të mbrojë titujt kampionë bote në nëntor të këtij viti, kur të rikthehet në ring dhe me shumë gjasa këtë gjë do ta bëjë ndaj Klitschko. Në një deklaratë të lëshuar për “Sky sports” kampioni i botës tha:

“Unë dëgjoj atë që thonë njerëzit. Tyson bën shumë zhurmë dhe e ka bërë të qartë që dëshiron të përballet me mua. Në këto momente unë jam në një pozitë të tillë që i them atij se kur të rikthehet në ring, jam i interesuar të përballem me të. Pasi kjo është ajo që duan njerëz, dy kampionë britanikë të pamposhtur. Fury është në majën e listës time. Nëse do të dueloj në Britani, rival mund të jetë Tyson Fury, nëse përballem në Amerikë mendoj për Deontay Wilder – ka thënë Joshua.”