SHPËRNDAJE

Ylli argjentinas pëlqehet nga shumë klube të mëdha në Evropë.
Në dy vitet e tij të para me Juventusin, Paulo Dybala është shndërruar në një idhull për tifozët bardhezi.Por duke parë paraqitjet e tij të mrekullueshme kanë nisur ofertat nga klubet e mëdha të Evropës për argjentinasin, përfshirë këtu edhe Barcelonën, transmeton KosovaPress. Por, Giuseppe Marotta ka treguar se ka refuzuar oferta të shumta pasi që sipas tij Dybala është i pashitshëm. “Ne kemi refuzuar shumë oferta për të”, ka thënë Marotta. “Përderisa një futbollist është i lumtur te Juventusi, atëherë ai mund të qëndrojë me ne për aq kohë sa dëshiron”, ka theksuar ai.