SHPËRNDAJE

Skuadra gjakovar FC Vëllaznimi e cila këtë edicion do të garojë në Superligën e Kosovës, ka paralajmëruar se do t’i nisë përgatitjet për edicionin e ri të garave.

“Kryetrajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi, ka lajmëruar se me datën 01/07/2017  (e shtunë) në orën 17:00 do ti fillojmë stërvitjet për sezonin e ri 2017/2018. Munishi ka thënë  se gjithçka është gati që të nisin stërvitjet me 1 korrik që mos të humbim kohë dhe të përgatitemi sa më mirë për sezonin e  ri.

Ai gjithashtu ka deklaruar se shumë shpejtë do ti paraqesim edhe disa përforcime. Ftohen të gjithë lojtarët e sezonit të kaluar që të paraqiten në stërvitje”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi./GazetaDirekt.