SHPËRNDAJE

Një Superligë interesante në futboll se kjo e tanishmja, ka kohë që nuk e kemi parë.

Çdo ekip po ka qëllim arritjen deri te fitorja, duke bërë Ligën elitare atraktive dhe tejet të paparashikueshme.

Njëra nga skuadrat që po zhvillon lojë të bukur për sy,është KF Gjilani.

Ekipi bardhekuq, nga tetë ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka grumbulluar 13 pikë, duke u renditur në vendin e tretë në klasifikim.

Për cilësinë në elitë, për lëndimet dhe ecurinë e gjilanasve në këto ndeshje, ka folur për GazetënDirekt, kapiteni , Ylber Kastrati.

“Me zvogëlimin e Ligës kualiteti dhe cilësia është mbledhur në 10 ekipe dhe kjo bënë që çdo përballje të jetë e vështirë dhe pothuajse e nivelizuar për çdo ekip .

“Nuk e filluam mirë sezonin në ndeshjen e parë,po besoj që reaguam shumë shpejtë si ekip qysh në ndeshjen e dytë. Kemi mundur të grumbullojmë edhe më shumë pikë, por besoj që jemi në rrugën e duhur .

“Si çdo ekip tjetër edhe neve po na përcjellin vazhdimisht lëndimet për shkak të orarit të ngjeshur , por Gjilani ka fond të lojtarëve dhe në ekipin tonë nuk ekziston termi lojtar startues apo rezervist,kjo për shkak të cilësisë së përafërt dhe funksionimit si grup që kemi”, ka deklaruar kapiteni Kastrati.

Tutje, mbrojtësi i Gjilanit ka treguar edhe objektivat e klubit këtë edicion, ani pse para tyre është një konkurrencë e fortë.

“Synimet e klubit fillimisht janë përcaktuar nga udhëheqësia e klubit prandaj edhe ata kanë punuar në këtë drejtim . Objektivi është lufta për titull, edhe pse gara është shumë e fortë, ne prapë bazohemi në forcat tona .

“Të gjitha ekipet janë për tu respektuar, mirëpo përveç katër ekipeve që janë në kreun e tabelës unë besoj që gara do të jetë më e gjerë e më e ashpër në vazhdimësi sa i përket luftës për titull”, ka përfunduar kapiteni.

Në xhiron e nëntë, Gjilani është nikoqir i Besës./GazetaDirekt/