SHPËRNDAJE

Kur u vendos që Katari ta mbajë Kampionatin Botëror për vitin 2022, u bë zhurmë e madhe.

Një vend me temperatura të larta, por më të ardhura të mëdha, ka bërë që sytë të kthehen nga ky vend.

Puna ka filluar tash e disa vite, ndërsa brenda pesë vitesh, pritet të përmbyllet puna në 12 stadiume.

Por FIFA ka vendosur që të zgjedh vetëm tetë nga ta.

Arkitektura e përdorur në stadiume është moderne dhe pritet të ketë stadiume magjepsëse.

Ka pasure dhe reagime nga shumë organizata për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, pasi punëtorët që po punojnë në ndërtimin e stadiumeve, kanë kushte të rënda.

Pas Rusisë kampionati në Katar pritet të jetë i fundit që do të luhet me 32 skuadra. /Telegrafi