SHPËRNDAJE

KB Sigal Prishtina ka njoftuar që ka arritur marrëveshje me kryetrajnerin, Ahmet Kandemir i cili është i njohur për tifozët e klubit tonë pasi edhe më parë ishte timonier i skuadrës.

Kandemir, njëri nga trajnerët më të dalluar të Turqisë do të marrë drejtimin e skuadrës për një fillim të fuqishëm në ketë nivel të ri të garave.

Shkurtimisht, Kandemir ishte drejtues i skuadrave të njohura Turke gjatë karrierës së tij, ndër to Besiktas dhe Pinar Karsiyaka, ndër skuadrat më cilësore të Turqisë. Klubi bardhekaltër ka njoftuar se në ditët në vazhdim do të ketë edhe befasi të reja./GazetaDirekt.