SHPËRNDAJE

Uruguaji fitoi 1-0 kundër Kilit në çastet e fundit pas golit të Edinson Cavanit dhe arriti të rrëmbente vendin e parë në grupin C.

Ndërsa në ndeshjen tjetër të këtij grupi Ekuadori barazoi 1-1 me Japoninë. Shoya Nakajima kaloi në epërsi Japoninë ndërsa Angel Mena barazoi për Ekuadorin.

 

Pas fazës së grupeve janë kompletuar edhe çerekfinalet e këtij edicioni në Kupën e Amerikës.

Brazil – Paraguaj
Venezuelë – Argjentinë
Kolumbi – Kil
Uruguaj – Peru.

Ndeshjet çerekfinale zhvillohen më 27, 28 dhe 29 qershor.