SHPËRNDAJE

Perisic ka qenë një objektiv madhor gjatë dritares së transferimit të verës, pasi  Jose Mourinho dëshiron të përmirësojë skuadrën e tij përpara sezonit të  ardhshëm.

Por tani Spalletti ka dhënë një përgjigje mbi të ardhmen e mesfushorit kroat që ishte synim të transferohet  në Old Trafford.

“Kishte diçka që tashmë e dini në fillim të afatit kalimtar të transferimeve por kjo temë për mua ka mbaruar. Unë do ta kundërshtoj fuqishëm shitjen e Perisicit nëse vjen një ofertë”, përfundur trajneri i Interit.

United nuk janë të gatshëm të përmbushin çmimin prej 45 milionë eurosh të Interit për yllin 28-vjeçar të ish -Dortmundit dhe Wolfsburg.

Por zëvendëskryetari i ekzekutivit Old Trafford, Ed Woodward është nën presion për të përmbushur dëshirat e Mourinhos./GazetaDirekt.