SHPËRNDAJE

Jurgen Klopp pret që Emre Can të nënshkruajë një marrëveshje të re me Liverpool dhe insiston se mesfushori nuk do të largohet nga klubi.

Gjermani ka qenë i lidhur me një lëvizje ndaj kampionëve të Serie A të Juventusit. Por Klopp i tha Liverpool Echo: “Emre është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ne nuk duam të shesim ose të humbasim lojtarët që janë në radhët tona. Emre është sigurisht një prej tyre. Ne duam ta mbajmë atë dhe ne kemi filluar bisedimet për një rinovim.” tha gjermani duke larguar interesimin e Juventusit, përcjell Albeu.com

Juventus ofroi 20 milionë euro për gjërmanin pavarësish se Klopp insistoi që në fillim për mos shitjen e lojtarit.