SHPËRNDAJE

Në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, Kombëtarja A e Kosovës mbajti seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, që do të zhvillohet në Shkodër më 11 qershor.

Në këtë stërvitje që ishte kryesisht si një test për të parë gjendjen e futbollistëve dhe regjenerimin e atyre që gjatë fundjavës kanë pasur lojë.

Stërvitjet i ndoqën nga afër edhe krerët e FFK-së, presidenti Fadil Vokrri, zëvendëspresidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.