SHPËRNDAJE

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar seancën stërvitore të pasdites në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Turqi, ku dhe është akomoduar prej ditës së hënë për të përgatitur sfidën zyrtare eliminatore të Botërorit 2018 me Izraelin që do të luhet në 11 qershor në Haifa.

Burime nga FSHF-ja bëjnë të ditur se trajneri De Biazi gjatë këtyre ditëve i ka të gjithë futbollistët në dispozicion. Tekniku i kombëtares ka punuar sot me skuadrën në gjysmën e stërvitjes edhe në rrafshin taktik, duke testuar opsionet e para.

Ditën e nesërme skuadra do të ketë dy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite, në këtë periudhe përgatitore 5-ditore në këtë kompleks.