SHPËRNDAJE

Kampioni i botës në WBC, Deontay Wilder do ta ketë përballë Luis Ortizin derisa titulli i tij do të kontestohet më 23 nëntor në Las Vegas, është konfirmuar nga promoterët e tij.

Kujtojmë se në meçin e parë mes tyre, Wilder kishte triumfuar me nokaut ndaj kubanezit në Nju Jork.

Wilder, 33-vjeçar, ka një bilanc prej 41 fitoreve dhe një barazimi, të cilin e kishte regjistruar në përballje me Tyson Furyn.

Kujtojmë se pas këtij meçi pritet që amerikani të ndeshet me Furyn përsëri diku gjatë vitit 2020.