SHPËRNDAJE

Njëri ndër futbollistët më perspektiv në futbollin kosovar, Meriton Korenica vazhdoi bashkëpunimin me Lirinë. Ai, nënshkroi kontratë një vjeçare me klubin me mundësi vazhdimi, lajm ky i bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit prizrenas.

‘Shpresoj që këtë vit të përgatitem sa më mirë, aq më parë kur kemi një staf profesional trajnerësh dhe të ndihmoj klubin në arritjen e objektivave’, ka thënë Korenica pas nënshkrimit të kontratës.

Tek Liria në provë ndodhet edhe qendërmbrojtësi i Otrantos së Ulqinit, Adrijan Rudoviq (1995) si dhe disa të rinj nga skuadrat tjera, të ardhur poashtu në prova.

Liria, nisi të hënën stërvitjet, ndërsa sot  menjëherë shtoi instesitetin, duke punuar dy herë në ditë.GazetaDirekt.