SHPËRNDAJE
????????????????????????????????????

Kombëtarja U-21 e Kosovës në futboll, veq se ka nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë kualifikuese për Evropianin 2019, kundër Norvegjisë, e cila do të zhvillohet më 12 qershor në Drammen, në orën 19:00.

Futbollistët kosovar, seancën e parë stërvitoree mbajtën  në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku do t’i zhvillojë edhe tri stërvitje tjera para nisjes për në Norvegji, të premten në mëngjes.

Në mungesë të përzgjedhësit, Rafet Prekazi, i cili ndodhet në Tiranë për obligime zyrtare, trajnerit Erdogan Celina i asistoi trajneri i Kombëtares U-17, Fadil Berisha dhe trajneri i portierëve Naser Prapashtica.

“Të gjithë futbollistët e ftuar për ndeshjen me Norvegjinë janë paraqitur në stërvitje, përveç Besart Celinës, i cili ndoshta do të na bashkohet këto ditë.

Lojtarët kanë punuar shumë mirë dhe po përgatiten me vullnet për ndeshjen kundër Norvegjisë. Ata janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje dhe për faktin që na pret një kundërshtar shumë i forte”, ka thënë , trajneri Erdogan Celina.

Për Kombëtaren tonë do të paraqiten këta futbollistë :

Visar Beka, Ardit Nika, Betim Halimi, Kamer Krasniqi, Ardian Ismajli, Drilon Tejeci, Rron Statovci, Arian Kabashi, Besfort Kolgeci, Rron Broja, Albert Dabiqaj, Kushtrim Shabani, Ylber Maloku, Florent Hasani, Almir Ajzeraj, Bersant Celina, Adenis Shala, Mendurim Hoti, Ardit Gashi dhe Valmir Sulejmani.