SHPËRNDAJE
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll nuk ka arritur të kualifikohet tutje në Kupën e Botës. 
Kombëtarja e Kosovës në basketboll nuk arriti të shënojë fitore ndaj Sllovakisë dhe të kualifikohet për në fazën kualifikuese të Kupës së Botës 2023.
Basketbollistët tanë u mposhtën 77:73 (23:15, 14:20, 17:20, 19:22), përkundër se deri në shumicën e kohës ishin në epërsi.
Basketbollisti më i mirë i tanëve ishte Dardan Berisha me 24 pikë.
Kosova e mbyll grupin B të fazës parakualifikuese me dy fitore dhe katër humbje.