SHPËRNDAJE

Boksieri, Shefat Isufi do të zhvillojë meçin e radhës dhe shumë të rëndësishëm më 8 Korrik të këtij viti, në Mynih të Gjermanisë. Ai do të boksojë kundër boksierit David Zegarra, për titullin WBO Intercontinental.

David Zagarra ka të zhvilluar 32 meçe, me 19 nokaute, dhe një humbje. E cila rezulton, se këtë boksier s’duhet nënvlerësuar, por duke e njohur Shefatin, dhe në formën të cilën është ai është i pandalshëm. Kundërshtari i tij është nga Peru.

Shefat Isufi i ka marrë të gjitha masat përgatitore, për të zhvilluar një ndeshje super të mirë. Ai është përgatitur edhe me kampionin gjerman, të famëshmin Graciano Rocchigiani. Shefati është në top formë. Ai ka të fituar titullin WBA PABA .IBF, kurse tani është në luftë për të marrë edhe një titull atë të WBO Intercontinental.

Isufi është nga Kosova Lindore, përkatësisht Tërrnovci i madh. Kjo është edhe një dëshmi tjetër se shqiptarët zotërojnë aftësi shumë të mira në sporte, sidomos në sportin e boksit. / GazetaDirekt