SHPËRNDAJE

Revista e njohur World Soccer ka publikuar listën e 500 futbollistëve më me ndikim në botë, në mesin e të cilëve është edhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha.

Paraqitje e mira të Valon Berishës me Kosovën dhe skuadrën e tij Red Bull Salsburg, kanë bërë që ai të përfshihet në mesin e 500 futbollistëve më me ndikim në botë, të përzgjedhur nga revista World Soccer.

Për çudi, në këtë listë nuk është asnjë futbollist i Kombëtares shqiptare, pavarësisht se shumica e tyre luajnë në skuadra të njohura evropiane.