SHPËRNDAJE

Omer Bunjaku është emëruar kryetar i FC Shkupit. Me pezullimin 1 vjeçar të ish kryetarit Ejup Ademi nga ana e FFM-së, për shkak të incidentit që bëri në ndeshjen me Rabotniçkin në xhiron e 29-të në elitë, ky i fundit vendosi që të tërhiqet nga kjo detyrë, duke e emëruar në vend të tij Bunjakun.

Ademi në fjalimin e tij të fundit përshëndetës në faqen zyrtare të Shkupit, mes tjerash urojë edhe Bunjakun në postin e ri.

“Do të doja t’i uroja fat pasuesit tim Omer Bunjaku, i cili është rritur me këtë klub, si dhe të gjithë pjesëtarëve dhe personelit që punojnë në stadiumin e Çairit dhe për të mirën e FC Shkupit, duke na gëzuar me të arritura më të mëdha që nga sezoni i ri.

Unë premtoj se edhe pse nuk do të jem i kyçur direkt, me mundësitë e mia do të jem në ndihmë të kryesisë së re dhe klubit”, shkruhet mes tjerash në fjalimin e ish kryetarit Ademi.

Kujtojmë që Bunjaku deri ka qenë pjesë e bordit drejtues të klubit të Shkupit dhe njëkohësisht ka qenë udhëheqës i tifo grupit “Shvercerat”